Lexoni edhe:
Rrahman Jasharaj para takimit me Presidenten: Greva vazhdon
Para pak çastesh kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet hapëse të javës së pestë në Superligën e Kosovës. Drita e ka mbyllur pjesën e parë me epërsi prej tri golave ndaj Llapit – 3:0.
Të dy golat e parë për vendasit u shënuan nga Besnik Krasniqi. Mbrojtësi i krahut të djathtë në të dy rastet shënoi nga pika e bardhë, në minutat 10 dhe 26.
Rrahman Jasharaj para takimit me Presidenten: Greva vazhdonLexoni edhe:
Ndërkaq, goli i tretë për Dritën u shënua nga Almir Kryeziu në minutën e fundit të pjesës së parë. Në ndeshjen tjetër që po zhvillohet në stadiumin “Riza Lushta”, Trepça ’89 dhe Malisheva shkuan në pushim me rezultatin 1:1. Medin Bajrami shënoi për mysafirët fillimisht në minutën e 25-të, kurse Christian Mba për vendasit në minutën e 45-të.
(Kosova Sot Online )