
Lexoni edhe:
Allegri: Kemi përballë një nga kundërshtarët më të fortë në Evropë, PSG-ja është favoriti kryesor për të...
Mbappé shoqëroi trajnerin Christoph Galtier në konferencën për shtyp para ndeshjes së Ligës së Kampionëve mes PSG dhe Juventusit. Francezi nuk i shpëtoi dot pyetjes mbi marrëdhëniet e tij me Paul Pogbanë dhe akuzave të vëllait të mesfushorit të Juventusit se kishte kontaktuar një magjistar që të bënte të mundur dëmtimin e “yllit” të PSG-së.
“Ai me telefonoi dhe me dha versionin e tij të ngjarjeve”, tha ai.
“Për momentin janë fjalë të Pogbas kundër vëllait të tij. Preferoj t’i besoj fjalëve të shokut të skuadrës. Preferoj t’i besoj shokut tim të Kombëtares”, përfundoi Mbappe.
(Kosova Sot Online)