Lexoni edhe:
Dërgohet në mbajtje i dyshuari për tentim sulmin ndaj Rrahman Jasharajt
Sulmuesi i Lazios, Ciro Imobile, është shpallur fajtor për evazion fiskal nga Gjykata Financiare e Romës lidhur me çështjen e transferimit të tij nga Juventusi te Genoa në vitin 2012. Sipas Gjykatës, në këtë transferim të sulmuesit italian nuk janë deklaruar të dhënat e sakta që kanë marrë agjentët nëpërmjet komisioneve për shkak se nuk ishin të regjistruar në mënyrë korrekte në sistemin e deklarimit të të ardhurave përsa i përket sportit në Itali.
Dërgohet në mbajtje i dyshuari për tentim sulmin ndaj Rrahman JasharajtLexoni edhe:
Në çështje është i përfshirë dhe djali i Luciano Moggit, i cili ishte personi që trajtoi këtë transferim mes dy skuadrave të Serisë A. Mbetet për tu parë masa administrative që do të merret ndaj Imobiles ku pritet të mësohet shumë e dëmshpërblimit që sulmuesi duhet të paguajë.
(Kosova Sot Online )