Lexoni edhe:
Dërgohet në mbajtje i dyshuari për tentim sulmin ndaj Rrahman Jasharajt
Klubi i Juventusit ka njoftuar se operacioni i Paul Pogba ishte “një sukses i plotë”, por është ende e paqartë se sa kohë francezi do të qëndrojë jashtë fushës. Pogba vendosi t’i nënshtrohet një operacioni të dielën, pas ditës së dytë të stërvitjes në “Continassa”. Dhe, klubi i Juventusit ka njoftuar se operacioni i mesfushorit ka përfunduar me sukses. Reprezentuesi i Francës po vuan nga lëndimi i meniskut.
Dërgohet në mbajtje i dyshuari për tentim sulmin ndaj Rrahman JasharajtLexoni edhe:
Mirëpo, është ende e paqartë se sa kohë do të qëndrojë jashtë fushës ish-mesfushori i Manchester Unitedit.
Sipas “Sky Sport Italia”, 29-vjeçari mund të të kthehet pas gjashtë javësh, pra mund të jetë i gatshëm për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.
(Kosova Sot Online )