Tuchel dëshironte të largonte Armando Brojën, presidenti i Chelsea i doli kundër

  • E /
  • 07 September 2022 - 22:12
Tuchel dëshironte të largonte Armando Brojën, presidenti i Chelsea i doli kundër

Tuchel nuk do të jetë më pjesë e Chelsea dhe ky është një lajm i mirë për Armando Brojën dhe tifozët shqiptarë.

Trajneri gjerman nuk ishte një mbështetës i flaktë i lojtarit të Shqipërisë, që nga ana tjetër ka besimin e verbër të presidentit të klubit, Boehly.

“The Guardian” raporton se tek arsyet e shkarkimit të Tuchel, përfshihet edhe Broja.

Sipas kësaj prestigjoze, Tuchel kërkonte që Broja të largohej pasi nuk mendonte se ishte gati për ekipin e parë. Këtë e ka thënë hapur edhe gjatë një deklarate për mediat:

“Chelsea nuk është Southampton”. Por nga krahu tjetër, Boehly i doli kundër duke i bërë një kontratë të re 6-vjeçare për t’i treguar trajnerit se Broja është pjesë e së ardhmes së Chelsea. 

(Kosova Sot Online)