Lexoni edhe:
Ndeshja Ballkani-Drita luhet në Drenas
Galatasaray ka qenë njëra nga skuadrat më aktive në afatin kalimtar veror për transferimin e futbollistëve.
Gjiganti turk vetë ditën e fundit ka arritur të kompletoj transferimin e pesë emrave të mëdhenj, sidomos për nivelin e futbollit turk.
Mauro Icardi, Juan Mata, Milot Rashica danezi Ross dhe Yusuf Demir përforcuan skuadrën nga Stambolli.
Ndërkohë më parë Galatasaray ka nënshkruar edhe me Abdurahim Bardakci, Lucas Torreira, Haris Seferovic, Sergio Oliveira e Dries Mertens.
Qëllimi kryesor i Galatasarayt mbetet të rikthehet te trofetë në Turqi dhe trajneri Okan Buruk pritet të ketë shumë punë për ta gjetur 11-shen më të mirë.
Ndeshja Ballkani-Drita luhet në DrenasLexoni edhe:
Megjithatë për t’ia lehtësuar punën trajnerit turk ka menduar ueb faqja e specializuar për vlerësimin e futbollistëve ‘Transfermarkt’ që ka bërë një 11-she me lojtarët më të vlefshëm të gjigantit turk.
Transfermarkt ka publikuar emrat e futbollistëve që pritet të luajnë titullar te Galatasarayt në sezonin e ri. Në portë do të jetë Muslera, derisa mbrojtja do të përbëhet nga Ross, Nelsson dhe Bardakci. Në mesfushë së bashku me Lucas Torreiran do të jenë edhe Juan Mata, Yusuf Demir, Dries Mertens e Akturkoglu.
Ndërkohë dyshja e sulmit pritet të përbëhet nga Milot Rashica dhe Mauro Icardi.
Kampionati turk këtë edicion pritet të jetë shumë interesant pasi përveç Galatasaray janë përforcuar edhe Besiktas, Fenerbahce, Basaksehir dhe kampioni në fuqi Trabzonspor.
(Kosova Sot Online )