Lexoni edhe:
Prokurorët e gjyqtarët e thyen betimin në Kushtetutë, për interesin e xhepit të tyre filluan bashkëjetesën me krimin!
Superliga e Kosovës në futboll nis këtë të shtunë me ndeshjet e javës së gjashtë. Në program për t’u zhvilluar janë dy ndeshje, të cilat pritet të jenë interesante.
Në stadiumin “Liman Gegaj”, Malisheva do të jetë nikoqire e Dukagjinit, me këta të fundit që ende nuk kanë regjistruar fitore këtë sezon.
Prokurorët e gjyqtarët e thyen betimin në Kushtetutë, për interesin e xhepit të tyre filluan bashkëjetesën me krimin!Lexoni edhe:
Malisheva renditet e pesta në tabelë me gjashtë pikë, kurse skuadra nga Klina është e fundit me vetëm një pikë.
Ndeshja tjetër do të zhvillohet në “Bajram Aliu”, mes Drenicës dhe Trepçës ’89.
Nga pesë ndeshjet paraprake, skuadra nga Skenderaj ka grumbulluar pesë pikë dhe renditet e gjashta në tabelë.
Ndërsa, “Xehetarët” janë në pozitën e parafundit (9) me vetëm dy pikë.
Të dy ndeshjet në fjalë do të zhvillohen nga ora 15:00.
(Kosova Sot Online )