Lexoni edhe:
Humbjet 161.7 milionë € për 7 muaj, Trusti del me sqarim
Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se çmimin “Ylli i Javës” e ka fituar Christian Mba. Futbollisti i Trepçës ‘89 e fitoi çmimin e më të mirit për javën e gjashtë në Superligën e Kosovës. Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga komisioni i veteranëve të futbollit në përbërje: Bujar Asllani nga KFV Ferizaj, Isuf Llumnica nga KFV Kosova (P) dhe Edmon Cana nga KFV Rahoveci. Për sulmuesin Mba kjo është hera e dytë që e fiton çmimin e “Yllit të Javës” në këtë edicion, pasi të njëjtin e kishte fituar edhe në javën e parë.
Humbjet 161.7 milionë € për 7 muaj, Trusti del me sqarimLexoni edhe:
Komisioni vlerësoi se Mba ishte protagonisti kryesor në fitoren që KF Trepça ’89 FC e arriti si mysafire në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj kundër Drenicës, me rezultat 5:2. Christian Mba përveç se shënoi dy gola (28’, 90’) asistoi edhe në golat e shënuar nga Bleon Sekiraqa (24’) dhe Erdin Dushi (52’). Çmimin “Ylli i Javës” për futbollistin e Trepçës’89 e dorëzoi drejtori i marketingut në Albi Mall, Albi Humolli. Pas vlerësimit për herë të dytë me çmimin “Ylli i Javës”, Christian Mba ka thënë se ndihet i lumtur për ecurinë e mirë të tërë ekipit. “Është një fillim i mrekullueshëm për mua dhe për skuadrën time. Jam këtu për të dhënë më të mirën time. Ky çmim nuk e pasqyron vetëm lojën time, por edhe punën ekipore të bashkëlojtarëve të mi dhe të shtabit teknik. Ne më të vërtetë po e bëjmë më të mirën me punë. Do të punojmë me përkushtim që të jemi në pjesën e epërme të renditjes dhe pse jo ta rikthejmë trofeun e kampionit në Mitrovicë dhe ta bëjmë të lumtur secilin qytetar të Mitrovicës”, ka theksuar Mba.
(Kosova Sot Online )