![](/uploads/kosova-sot/images/2022/September/13/200x200_o9991663066538.png)
Lexoni edhe:
Mourinho befason të gjithë, e zbulon skuadrën më të vështirë me të cilën është përballur
UEFA ka zbuluar se gjyqtarët nga Kosova do të ndajnë drejtësinë në ndeshjen Gent – Shamrock Rovers.
Kjo ndeshje është e vlefshme për raundin e dytë në Grupin F të Ligës së Konferencës.
UEFA ka caktuar Visar Kastratin si gjyqtar kryesor për këtë ndeshje, kurse ndihmësit e tij do të jenë Besnik Morina dhe Granit Hyseni.
Genc Nuza do të jetë gjyqtari i katërt.
Ndeshja Gent – Shamrock Rovers do të zhvillohet të enjten e 15 shtatorit, nga ora 18:45, në “KAA Gent Stadium”.
(Kosova Sot Online)