Lexoni edhe:
Mjaft jemi vonuar me krimet e luftës, Serbia duhet të kushtëzohet me të gjitha dëmet për ti pranuar dhe kompensuar
Superliga e Kosovës në futboll do të vazhdojë sot me javën e shtatë, ku në program do të jenë dy takime interesante. Në Gjilan do të zhvillohet derbi i madh lokal ndërmjet Dritës dhe Gjilanit, me fillim nga ora 15:00.
Dy ekipet gjilanase i prijnë aktualisht renditjes tabelare. Gjilani është i pari me 14 pikë, kurse Drita e dyta me tri më pak.
Në anën tjetër, nga ora 15:00 do të luhet edhe ndeshja mes Prishtinës dhe Malishevës.
Prishtina gjendet në vendin e katërt aktualisht me tetë pikë, kurse Malisheva është e pesta me një pikë më pak.
(Kosova Sot Online )