Lexoni edhe:
Superliga vazhdon sot me këto dy ndeshje interesante
Ballkani do ta zhvillojë sonte ndeshjen e dytë të fazës së grupeve në Ligën e Konferencës. Përballë kampionit kosovar do të jetë ekipi çek, Slavia Prague. Slavia Prague është ekipi favorit i grupit G dhe suharekasit do të kenë punë mjaft të vështirë. Vlera e ekipit çek sipas Transfermarkt shkon në 53.38 milionë euro, kurse ajo e Ballkanit në 4.18 milionë sosh.
Superliga vazhdon sot me këto dy ndeshje interesante Lexoni edhe:
Lojtari më i vlefshëm te kampioni i Kosovës është Ermal Krasniqi me vlerë 350 mijë euro, kurse te Slavia Prague Tomas Holes me 7 milionë, i cili është i lënduar dhe Peter Olayinka me 6.5 milionë.
(Kosova Sot Online )