
Lexoni edhe:
Gavi fatlum, ia nënshkruan fanellën dhe ia merr numrin një tifozeje
Pajtim Kasami ka disa muaj që ka mbetur futbollist i lirë pas largimit nga gjiganti zviceran Basel.
Mesfushori shqiptar do të rikthehet në elitën e futbollit grek pas disa viteve të kaluara në vendlindjen e tij Zvicër.
30-vjeçari ka arritur marrëveshje me gjigantin grek Olympiacos ku pritet të zyrtarizohet gjatë ditës së sotme. Kasami i ka kryer testet mjekësore ditën e enjte në Athinë, derisa sot është koha e zyrtarizimit dhe prezantimit të tij si futbollist i Olympiacos.
Gavi fatlum, ia nënshkruan fanellën dhe ia merr numrin një tifozejeLexoni edhe:
Kjo është hera e dytë që Kasami do të jetë në futbollin grek, pasi ai edhe më parë ka veshur fanellën e Olympiacos.
Ish-reprezentuesi zviceran ka qenë pjesë e gjigantit grek nga viti 2014 deri më 2017, përjashto një sezon ku ishte i huazuar te Nottingham Forest.
Olympiacos ka bërë afrime të bujshme, pasi ka siguruar edhe shërbimet e Marcelos nga Real Madrid dhe James Rodriguez.
(Kosova Sot Online )