Lexoni edhe:
Të gjitha çmimet nga edicioni i kaluar i Ligës së Konferencës shkojnë te Roma, Lorenzo Pellegrini shpallet më i miri
Kombëtarja shqiptare do të nisë këtë të diel përgatitjet për dy ndeshjet e fundit të grupit në Ligën e Kombeve ndaj Izraelit dhe Islandës. Trajneri i Kombëtares, Edoardo Reja ka shpallur edhe listën me emrat e 24 lojtarëve që do të grumbullohen për këto dy sfida vendimtare për renditjen e Shqipërisë.
Nuk do të jenë në dispozicion për shkaqe dëmtimi lojtarët Berat Gjimshiti, Marash Kumbulla, Rey Manaj e Odise Roshi, ndërkohë që rikthehet Arlind Ajeti e Albi Doka, si edhe është ftuar sërish mbrojtësi i ri Adrian Bajrami. Sa i përket tjetër të listës nuk ka risi dhe grupi është i plotë me atë të ndeshjeve të fundit.
Përfaqësuesja kuqezi do të grumbullohet këtë fundjavë në kompleksin Tropikal në Durrës dhe pas 5 ditësh përgatitjet do të niset për në Izrael, ku të shtunën, datë 24 shtator, në mbrëmje do të përballet me vendasit në një nga ndeshjet më të rëndësishme të grupit me ndeshen që luhet në stadiumin “Bloomfield” të Tel Avivit. Sakaq, më datë 27 shtator, Shqipëria do të presë Islandën në stadiumin “Air Albania” për duelin e fundit të grupit, që starton në ora 20:45.
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se të shtunën në mesditë trajneri Edoardo Reja do të jetë në një konferencë për shtyp para gazetarëve për të folur në lidhje me listën e lojtarëve dhe objektivat në këto dy ndeshje. Më poshtë, edhe lista e plotë me emrat e 24 lojtarëve të ftuar për ndeshjen me Izraelin dhe Islandën:
(Kosova Sot Online )