Lexoni edhe:
Kjo drejtësi e inkriminuar është e mbushur me kriminelë që edhe vetë kanë dhunuar
Java e dytë në Prince Caffe Superligën e Kosovës do të sjellë ndeshje shumë interesante.
Ndeshja e parë do të zhvillohet ndërmjet kampionit aktual, Golden Eagle Yllit dhe kampionit të trembëdhjetëfishtë të Kosovës, Sigal Prishtinës. Te Ylli rikthehet trajneri Adis Beciragiq, i cili mori pjesë në Kampionatin Evropian të basketbollit me Bosnje e Hercegovinën, kurse te Prishtina u largua trajneri Ekrem Memnun. Të dy skuadrat pësuan në xhiron e parë. Therandasit pësuan nga Rahoveci me rezultat 90:88, kurse prishtinasit nga Peja 70:76.
Kjo drejtësi e inkriminuar është e mbushur me kriminelë që edhe vetë kanë dhunuarLexoni edhe:
Sfida e dytë e ditës së shtunë zhvillohet mes Ponte Prizrenit dhe Pejës. Prizrenasit kërkojnë fitoren e parë në këtë edicion, pas humbjes nga mitrovicasit në xhiron e parë, kurse pejanët hyn pas fitores ndaj kryeqytetasve dhe do të mundohen të vazhdojnë serinë pozitive.
E shtunë
17:00 Golden Eagle Ylli – Sigal Prishtina
19:00 Ponte Prizreni – Peja
(Kosova Sot Online )