Ancelotti pjesërisht i kënaqur, trajneri i Realit e komenton derbin me Atleticon

  • 19 September 2022 - 09:12
Ancelotti pjesërisht i kënaqur, trajneri i Realit e komenton derbin me Atleticon

Real Madridi e fitoi derbin e qytetit me Atleticon duke e ruajtur serinë perfekte prej 6 fitoresh radhazi në sezonin e ri të La Ligas. Përkundër fitores, trajneri Carlo Ancelotti ishte pjesërisht i kënaqur.

“E kishim një avantazh të dyfishtë dhe jemi mbrojtur mirë. Menduam se avantazhi do të mundë të mjaftonte, u mbrojtëm mirë, por mungoi dëshira për të shkuar përpara dhe për t’i bërë ‘keq’ kundërshtarit. Kemi mundur të krijonim më shumë raste duke ardhur nga prapa”, deklaroi trajneri italian për “Movistar+”, përcjell “Gazeta Express”.

Ai foli edhe për kundërshtarin e mbrëmshëm, për të cilin ka respekt maksimal.

“Atletico Madridi e ka një skuadër të shkëlqyeshme. Ky ekip do të jetë në ‘luftë’ deri në fund. Për momentin nuk vendoset asgjë. E kemi nisur mirë sezonin, e Atletico jo shumë mirë, por gjithçka mund të ndryshojë. Do të jetë një sezon i veçantë pasi pas dy muajsh do të ndalet sezoni dhe për ne ishte e rëndësishme të fillonim kështu”, përfundoi Ancelotti. Golat për “Los Blancos” i shënuan Rodrygo dhe Valverde.

Real Madridi është në krye të kampionatit spanjoll me 18 pikë, dy më shumë se Barcelona.

(Kosova Sot Online )