Vuante nga kanceri në mushkëri, vdes futbollisti 34-vjeçar

  • 19 September 2022 - 13:34
Vuante nga kanceri në mushkëri, vdes futbollisti 34-vjeçar

Futbolli zviceran në zi. Shuhet në moshën 34-vjeçare, futbollisti Nikolas Shindelohlz.

Ish-klubi i tij Arau, bëri publik lajmin në gushtin e vitit 2020 se ai vuante nga kanceri në mushkëri, dhe rreth një vit më pas “vari këpucët në gozhdë”. Ditën e djeshme, Shindelholz humbi betejën me sëmundjen e rëndë dhe ndërron jetë në moshën 34-vjeçare.

I lindur më 12 shkurt 1988 në qytetin Biningen të Zvicrës, ai e nisi karrierën e tij futbollistike me të rinjtë e Bazelit, ku u aktivizua me moshat U-18 dhe U-21.

Më pas veshi edhe fanellat e Tun, Luzern dhe së fundmi Arau në Superligën e Zvicrës.

(Kosova Sot Online )