Garuesit nga Tajlanda s’ia lënë “shej” goditjet e kundërshtarëve, vallëzon dhe e rrahë veten në ring

  • 20 September 2022 - 10:02
Garuesit nga Tajlanda s’ia lënë “shej” goditjet e kundërshtarëve, vallëzon dhe e rrahë veten në ring

Zakonisht, garuesit e sporteve luftarake e mbrojnë veten nga gjuajtjet e kundërshtarit.Por, një sportist nga Tajlanda është vërtet special. Në fakt, luftëtarit Rodtang Jimungnon nuk i mjaftojnë goditet e kundërshtarëve, të cilat duket se i përballon me mjaft lehtësi, madje pa e mbrojtur fare fytyrën.

 Në një video që është bërë virale në internet, luftëtari i “Thai Muay Thai fighter”, i cili aktualisht garon në “ONE Championship”, shihet teksa vallëzon në ring dhe sikur nuk i mjaftojnë goditjet e kundërshtarëve, pasi ai e godet edhe veten në fytyrë me grushte. 25 vjeçari është kampion i botës në “ONE Flyweight Muay Thai”, por ka edhe tituj të tjerë të fituar gjatë karrierës, në sportin ku mund përdoren këmbët dhe duart për goditje.

(Kosova Sot Online )