Suarez do të largohet
Luis Suarez do të mbyllë me Nacional Montevideo në muajin nëntor, pasi përfundon kampionati.
Sulmuesi e ka shfrytëzuar këtë eksperiencë të jetë gati edhe për Botërorin
Vetë presidenti i klubit uruguaian, Jose Fuentes, ka konfirmuar gjithçka.
“Me përfundimin e kampionatit Luis Suarez do të largohet nga Nacional. Nuk dua të krijoj pritshmëri të rreme. Luis Suarez bëri një përpjekje të madhe për të ardhur te Nacionali dhe, sa herë që më pyesin, e them për të mos krijuar pritshmëri për të ardhmen
Ai do të largohet dhe e ka thënë më shumë se një herë, kështu kishim rënë dakord që në fillim”, është shprehur presidenti i Nacional, Jose Fuentes.
(Kosova Sot Online)