
Lexoni edhe:
Tyson Fury i lodhur nga Anthony Joshua, i jep atij 48 orë për të nënshkruar kontratën
Trajneri i skuadrës Neftchi Baku, Laurențiu Reghecampf ka qenë protagonist i një skandali të ndodhur së fundmi. Trajneri rumun në fakt është filmuar duke e sulmuar fizikisht në publik ish-gruan e tij, Anamaria Prodan.
Çifti i dikurshëm ishte duke diskutuar, ndërsa menaxherja e futbollit ia tregon atij mesazhet telefonike.
Pas tyre, trajneri i ekipit të njohur nga Azerbajxhani, i cili zakonisht merr pjesë në Ligën e Kampionëve, dëshiron të largohet, ndërsa Anamaria insiston që ai të vazhdojë të qëndrojë me të.
Tyson Fury i lodhur nga Anthony Joshua, i jep atij 48 orë për të nënshkruar kontratënLexoni edhe:
E nga ky moment ka plasur sherri dhe sulmi fizik, në të cilin mori pjesë edhe vetë menaxherja e futbollit, siç mund ta shihni duke klikuar KETU
Sipas mediave rumune, që të dy janë shoqëruar në polici dhe kanë marrë urdhër mbrojtjeje, përcjell “Gazeta Express”.
Anamaria Prodan ka thënë se trajneri Regenkampf ka qenë i dehur dhe ka hyrë me dhunë në shtëpi duke e kërcënuar dhe duke e shtyrë.
Nga pamjet shihet sesi Laurentiu Regekampf e godet vazhdimisht ish-bashkëshorten, e cila po ashtu e sulmoi ish-burrin e saj fizikisht.
(Kosova Sot Online )