Lexoni edhe:
Erdhi dita e lojës dhe ende s’janë shitur biletat e ndeshjes Kosovë – Qipro
Shqipëria do të takohet me Islandën në rrethin e fundit (6-të) të Ligës së Kombeve, përkatësisht Liga B, Grupi 2-të. Ndeshja që fillon në ora 20:45, do të luhet në stadiumin “Air Albania”, me kuqezinjtë që do të synojnë vetëm fitoren sa për tifozët dhe nderin e tyre. Izraeli po e mbyllë këtë edicion si lider i grupit me tetë pikë, Islanda është në të dytin me tri, Shqipëria me një dhe Rusia u eliminua direkt për shkak të sulmit ndaj Ukrainës.
Erdhi dita e lojës dhe ende s’janë shitur biletat e ndeshjes Kosovë – QiproLexoni edhe:
Edy Reja për këtë ndeshje mund të luajë në sistemin 3-4-1-2, duke ofruar më shumë opsione në mbrojtje. Në portë të ekipi ynë pritet të jetë sërish Thomas Strakosha, derisa mbrojta mund të përbehet nga treshja, Federic Veseli, Klaus Gjasula dhe Ardian Ismaili. Ermir Lenjani dhe Ivan Balliu do të jenë nga krahët, derisa në mesfushë gjenden Ramadani e Barashi. Pak më i tërhequr nga sulmi pritet të jetë Bajrami, derisa Uzuni e Broja do të jenë në qendër.
(Kosova Sot Online )