Lexoni edhe:
Messi dhuroi spektakël në fitoren e Argjentinës, hyri në lojë në pjesën e dytë dhe i shënoi dy gola të bukur
Kosova ka zhvilluar një ndeshje të jashtëzakonshme në “Fadil Vokrri” kundër Qipros duke triumfuar me rezultat 5-1 në sfidën e vlefshme për Grupin 2 në Ligën C të Ligës së Kombeve. Dardanët kishin nevojë për një pikë që të shmangnin rënien në Ligën D, ndërsa objektivin e arritën në mënyrën më të bukur të mundshme.
Lojtari që kontribuoi me dy gola e dy asistime në këtë përballje, Vedat Muriqi, në prononcimin për media është shprehur i lumtur pas ndeshjes.
“Faktikisht po mundohem ta jap maksimumin gjithmonë për Kosovën. Humba shumë raste për të shënuar edhe më shumë gola. Jam i lumtur për fitoren. Do kthehem në Mallorca me moral të qind për qindtë”.
“Dita e parë ishte e vështirë në Kosovë pasi ishte ftohtë. Në Mallorca u mësova me kohën e nxehtë. Kosova është më e bukur se Mallorca natyrisht se është vendi im”, ka deklaruar Muriqi.
(Kosova Sot Online )