![](/uploads/kosova-sot/images/2022/September/28/200x200_29971086230_bc31179519_o-800x534-21664359668.jpg)
Lexoni edhe:
Shqiptarët nën Maqedoni janë ende të diskriminuar
Kombëtarja e Kosovës e zhvilloi një lojë të shkëlqyeshme mbrëmë duke e mundur Qipron me rezultat të thellë, 5:1. Thuajse të gjithë lojtarët “Dardanë” shfaqën lojë të mirë, por prej tyre u dalluan mbi të gjitha Vedat Muriqi dhe Florent Muslija. I pari i shënoi dy gola dhe kontribuoi edhe me asistime, kurse i dyti e shënoi një gol maestral. E për këtë paraqitje, dy yjet e Kosovës janë shpërblyer nga UEFA, e cila i ka përfshirë ata në 11-shen ideale të xhiros së fundit të fazës së grupeve të këtij edicioni në Ligën e Kombeve.
Shqiptarët nën Maqedoni janë ende të diskriminuarLexoni edhe:
Sulmuesi i Mallorcas madje është vlerësuar me notën 8.9, e dyta më e mirë nga krejt ekipi, kurse mesfushori kreativ u vlerësua me 8.7. Në këtë ekip bëjnë pjesë edhe yjet e futbollit si Van Dijk dhe Christian Eriksen.
(Kosova Sot Online )