Lexoni edhe:
Ukraina e ndarë në NATO dhe BE apo vazhdim i luftës?
Pas pauzës shkaku i ndeshjeve të kombëtareve, Premierliga rikthehet në aksion me ndeshjet e javës së nëntë.
Vëmendja për ditën e sotme padyshim se është te derbi i rivalëve lokal, mes Arsenalit dhe Tottenham Hotspur.
Përveçse rivalitet që kanë skuadrat, kjo ndeshje pritet të jetë interesante edhe për faktin se të dy skuadrat londineze po luftojnë për pozitën e parë. “Topçinjtë” prin në tabelë me 18 pikë, me vetëm një pikë më shumë se Spurs që ndodhen në pozitën e tretë. Mungesat:
Te skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta mungojnë Mohamed Elneny e Emile Smith Rowe, teksa treshja; Kieran Tierney, Oleksandr Zinchenko e Thomas Partey, pritet të jenë të gatshëm.
Ukraina e ndarë në NATO dhe BE apo vazhdim i luftës?Lexoni edhe:
Në anën tjetër, te skuadra e Antonio Contes nuk ka ndonjë mungesë të konfirmuar – por, Dejan Kulusevski e Lucas Moura, janë ende në dyshim për sfidën e sotme.
Formacioni i mundshëm i Arsenalit: Ramsdale; White, Saliba, Gabriel, Zinchenko; Xhaka, Partey; Saka, Odegaard, Martinelli; Jesus.
Formacioni i mundshëm i Tottenhamit: Lloris; Romero, Dier, Lenglet; Perisic, Bentancur, Hojbjerg, Sessegnon; Richarlison, Kane, Son.
Derbi i skuadrave nga veriu i Londrës do të zhvillohet nga ora 13:30, në “Emirates Stadium”.
(Kosova Sot Online )