Lexoni edhe:
Politikanët e korruptuar të Ballkanit Perëndimor në listën e zezë të Amerikës për tu izoluar
Barcelona po vazhdon me paraqitje të zbehta në udhëtim në Ligën e Kampionëve. “Blaugrana” u mposhtën mbrëmë nga Interi me rezultat 0:1 në San Siro, në kuadër të xhiros së tretë të fazës së grupeve të kësaj gare. Më saktësisht, gjiganti katalunas e rriti në 3 numrin e ndeshjeve radhazi që s’ka shënuar si mysafir në garën më prestigjioze evropiane. Kjo nuk kishte ndodhur kurrë në histori të klubit spanjoll.
Paraprakisht, Barça ishte mposhtur nga Bayern Munichu 0:2 në këtë edicion të Championsit dhe 0:3 në atë të shkuarin, kur edhe kishte mbetur jashtë kësaj gare.
Golin e fundit që Barcelona e ka shësnuar në Ligën e Kampionëve në udhëtim ishte ai i nëntorit të vitit të kaluar, në ndeshjen e fituar ndaj Dinamo Kievit me rezultat 1:0.
Pra, Barça po tregohet e frikshme në La Liga, ku në 7 ndeshje e ka pësuar vetëm një gol dhe i ka realizuar 19 sosh, por në Ligën e Kampionëve nuk po “dhez”.
Barcelona është e tretë në Grupin C me 3 pikë nga 3 ndeshje, e rrezikuar për të rënë përsëri në Ligën e Evropës.
(Kosova Sot Online )