Lexoni edhe:
Chelsea – Milan, super-sfida e natës
Sonte do të fillojë Superkupa Mbarëkombëtare, e cila do të mbahet në Mitrovicë.
Tri skuadra, dy nga Kosova dhe një nga Shqipëria do të marrin pjesë në këtë garë, e cila do të mbyllet nesër me ndeshjen finale.
Sonte nga ora 19:00 do të përballen në gjysmëfinale dy ekipet kosovare, Trepça dhe Golden Eagle Ylli.
Mitrovicasit luajnë pasi fituan Kupën e Kosovës, ndërsa therandasit si kampionë të Kosovës, shkruan “Gazeta Express”.
Këto dy skuadra u përballën edhe në finale të “Play-off”-it të Kosovës, ku Ylli kishte triumfuar 3:1 në serinë finale dhe u shpall kampion i Kosovës.
Për Trepçën, kjo do të jetë ndeshja e parë në Ligën Unike.
Ndërkohë, Verdhezinjtë e kanë fituar edicionin e fundit të Superkupës Mbarëkombëtare dhe kishin triumfuar në edicionin e parë të Ligës Unike.
Atmosfera pritet të jetë e jashtëzakonshme, pasi interesimi është i madh.
Mitrovicasit ditë më parë i organizuan mjaft mirë kualifikimet e FIBA Europe Cup dhe shpresojnë në një tjetër organizim madhështor për Superkupën Mbarëkombëtare.
Fituesi i kësaj ndeshjeje në finale do të përballet me Tiranën, që në fakt, është dashur të luajë ndaj Teutës, por durrsakët kanë probleme shëndetësore dhe ndeshja e parë gjysmëfinale nuk do të zhvillohet.
Chelsea – Milan, super-sfida e natësLexoni edhe:
Finalja e madhe do të zhvillohet të enjten nga ora 20:00, ku do të jetë i pranishëm edhe Sekretari i Përgjithshëm i FIBA-s, Andreas Zagklis.
Kjo është vizita e tij e parë në Kosovë, ku do të qëndrojë më 6 dhe 7 tetor
(Kosova Sot Online )