Reali po krijon një mesfushë të re të fuqishme, bisedimet me yllin anglez po vazhdojnë prej një viti

  • 08 October 2022 - 09:33
Reali po krijon një mesfushë të re të fuqishme, bisedimet me yllin anglez po vazhdojnë prej një viti

Verën e ardhshme Reali mund të jetë pa Toni Kroos dhe Luka Modric, pra dyshen e mbetur nga mesfusha që dominuan futbollin europian për vite me radhë, ndaj klubi madrilen tashmë po përgatitet të sjellë një lojtar të ri në mesin e fushës.

Jude Bellingham, një lojtar 19-vjeçar i Borussia Dortmund, pritet të mbërrijë te Real verën e ardhshme dhe të dy palët kanë një vit që po diskutojnë një transferim të mundshëm, shkruan Marca.Klubi mbretëror është i bindur se Bellingham është lloji i futbollistit që ata kanë nevojë dhe kanë dhe janë gati të shpenzojnë 100 milionë euro, sa është çmimi i anglezit.

Presidenti i Realit, Florentino Perez dëshiron të ndërtojë një mesfushë të re që duhet të sjellë një numër të madh trofesh, kështu që francezët e rinj Eduardo Camavinga dhe Aurelien Tchouameni tashmë kanë mbërritur.

Bellingham kërkohet edhe nga klube të tjera të mëdha, por historia e klubit është në anën e Realit dhe ky është një faktor i rëndësishëm.

Anglezi mbërriti te Borussia në moshën 17-vjeçare për 25 milionë euro nga Birmingham dhe për klubin gjerman ka luajtur 102 ndeshje dhe ka shënuar 14 gola dhe ka dhuruar 20 asistime.

Bellingham bëri debutimin e tij për kombëtaren e Anglisë në nëntor 2020 dhe që atëherë ai ka bërë 17 paraqitje.

(Kosova Sot Online )