Ndodh edhe kjo në futbollin kosovar: 89-shi e barazon rezultatin, por për pak sekonda e sheh veten në disavantazh prej dy golash!

  • 08 October 2022 - 15:24
Ndodh edhe kjo në futbollin kosovar: 89-shi e barazon rezultatin, por për pak sekonda e sheh veten në disavantazh prej dy golash!

Një rast i rrallë ka ndodhur sot në futbollin kosovar. Në fakt, Trepça ’89 e barazoi rezultatin në 1:1 në pjesën e dytë ndaj Dritës në ndeshjen hapëse të xhiros së 10-të të AlbiMall Superligës së futbollit. Por, përmes sistemit VAR, gjyqtari e anuloi golin e ekipit gjelbër e bardh pasi paraprakisht njëri prej lojtarëve mitrovicas kishte shkaktuar ndërhyrje të palejuar dhe me këtë rast referi dha penallti për vendësit.

E i saktë nga 11 metërshi ishte Besnik Krasniqi, i cili e dyfishoi epërsinë e “Intelektualëve”, 2:0.“Xehetarët” me këtë rast ishin mjaft të pafat pasi për pak sekonda, nga barazimi kaluan në dy gola disavantazh. Drita kishte kaluar në epërsi në pjesën e parë përmes Muharrem Jasharit, ndërsa të dyja skuadrat kishin raste të mira shënimi. Tash, gjilanasit po avancojnë 3:0 falë golit të Ardit Tahirit.

(Kosova Sot Online )