Lexoni edhe:
Milani e kërkon hakmarrjen ndaj Chelseat
Loriana Kuka ka kaluar në rrethin e tretë në Kampionatin Botëror të xhudos. Garuesja kosovare e kaloi rrethin e parë pa luftë, ndërsa në atë të dytë e mposhti izraeliten Inbar Lanir.
Milani e kërkon hakmarrjen ndaj ChelseatLexoni edhe:
E në rrethin e tretë, i cili mund ta dërgojë në çerekfinale të garës që po mbahet në Uzbekistan, xhudistja pejane do të ketë punë me ukrainasen Yelyzaveta Lytvynenko. Loriana është garuesja e katërt e Kosovës që po merr pjesë në Kampionat Botëror. Distria Krasniqi e fitoi medaljen e bronztë, ndërsa Laura Fazliu dhe Flaka Loxha u eliminuan herët. Loriana synon të fitojë medalje botërore në kategorinë deri në 78 kilogramë.
(Kosova Sot Online )