
Lexoni edhe:
Evropa dhe Amerika të vendosura për ti dhënë fund dialogut mes Kosovës dhe Serbisë me njohje pa kushte të pavarësisë
Nicolo Zaniolo është një nga talentët më të mëdhenj italian dhe më i kërkuari njëkohësisht.
Sulmuesi italian qëndroi te Roma përkundër shumë ofertave që kishte në verë.
Roma arriti ta mbajë yllin e tyre, por ende nuk kanë arritur marrëveshje për kontratë të re, pasi e vjetra skadon në verën e vitit 2024.
Roma i ka ofruar yllit të tyre marrëveshje të re pesëvjeçare, por pa mundur të gjejnë gjuhë të përbashkët për pagën.
The Sun ka raportuar se tre skuadrat e mëdha londineze, Arsenal, Chelsea dhe Tottenham Hotspur po e monitorojnë situatën e italianit.
Chelsea dhe Tottenham kishin provuar edhe në verën e këtij transferimin e Zaniolos, por që ofertat e tyre u refuzuan nga Roma.
Gjithsesi nëse Giallorosët nuk e blindojnë me kontratë të re yllin e tyre, atëherë skuadrat angleze në janar do të dalin me oferta për sulmuesin këmbëshpejtë.
23-vjeçari është ndër futbollistët më të rëndësishëm të Romës, derisa vlera e tij sillet rreth 50 milionë euro.
(Kosova Sot Online )