Lexoni edhe:
Arsenali gati ta blindojë Granit Xhakën, kontratë e re për ta bërë lojtarin e dytë më të paguar në klub
Drita vazhdon të jetë skuadra e vetme pa humbje në Superligën e Kosovës. “Intelektualët” sot regjistruan fitoren e tetë sezonale, krahas tri barazimeve. Skuadra e drejtuar nga Ardian Nuhiu shënoi fitore në udhëtim ndaj Dukagjinit, në kuadër të javës së 11-të. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “18 Qershori” përfundoi me rezultatin 0:1.
Golin e vetëm dhe të fitores pë gjilanasit e shënoi Ardian Limani, në minutën e gjashtë.
Vlen të theksohet se Besnik Krasniqi u përjashtua me të kuq në këtë ndeshje, në minutën e 89-të.
Drita pas kësaj fitore ka 27 pikë dhe vazhdon të jetë lidere në tabelë, kurse Dukagjini renditet i nënti me tetë pikë.
(Kosova Sot Online )