Lexoni edhe:
Skandal i pa parë në ndeshje futbolli, lojtari e nxjerr organin gjenital midis fushës për ta irrituar dhe hutuar kundërshtarin!
Wanda Nara e harron shpejt Icardin, fotografohet duke u puthur me një mashkull tjetër
Wanda Nara e ka harruar më shpejt së që pritej Mauro Icardin.
Bukuroshja argjentinase u nda së fundmi me sulmuesin argjentinas dhe duket se menjëherë e ka nisur një romancë tjetër.
Wanda, e cila është edhe menaxhere e sulmuesit të Paris Saint-Germainit, i huazuar në Galatasaray, është parë duke u puthur me një mashkull të panjohur.
Ndërkohë, mediat argjentinase spekulojnë se personi në fjalë mund të jetë reperi i ri, L-Gante, përcjell “Gazeta Express”.
Nara dhe këngëtari 22 vjeç, shumë më i ri se ajo, janë parë disa herë duke qëndruar bashkë në Argjentinë për shkak të bashkëpunimit komercial mes tyre.
Por, duket se ka diçka më shumë se ky bashkëpunim dhe mediat jug-amerikane sigurojnë se ekziston një lidhje dashurie mes tyre.
As këngëtari nuk e ka mohuar lidhjen e mundshme me 35 vjeçaren.
“Po njihemi”, ka thënë këngëtari i njohur, duke i ndezur kështu thashethemet, të cilat fillimisht u nxorën nga mediumi “Quilmes”.
Wanda ishte në një lidhje të gjatë me Icardin, për të cilin ishte ndarë nga ish-burri i saj, Maxi Lopez.
(Kosova Sot Online )