Lexoni edhe:
Pa dënimin e krye kriminelëve serb: Vuçiq - Daçiq dhe Vulin, nuk realizohet drejtësia për krimet ndaj shqiptarëve
Lazio e ka marrë një lajm të keq. Sulmuesi kryesor, Ciro Immobile ua ka “këputur këmbët” tifozëve pasi e pësoi një lëndim, më saktësisht një tërheqje muskulore, e cila do ta lë atë jashtë fushës së blertë për së paku 40 ditë.
E në postimin për lëndimin e përfaqësuesit italian, vërehen disa komente të papritura të tifozëve lazialë.
Disa prej tyre e kanë kërkuar rikthimin e Vedat Muriqit në kryeqytetin italian, shkruan mediumi italian “lalaziosiamonoi”.
“Urime bomber”, “Kthehu Vedat”, “Na mungon Pirati”, etj., ishin disa prej komenteve të tifozëve “Biancocelesti” në rrjetet sociale, duke e kërkuar rikthimin e prizrenasit në Lazio, përkundër eksperiencës së tij dëshpëruese për një vit e gjysmë në “Olimpico”.
Shpërthimi i 28 vjeçarit në Mallorca ka bërë që tifozët e Lazios ta duan atë në skuadrën e zemrës.
Megjithatë, një gjë e tillë do të jetë e vështirë të ndodhë pasi klubi ishullor spanjoll e ka blerë kartonin e ish-futbollistit të Rizesporit dhe Fenerbahçes.
(Kosova Sot Online )