Java e 13-të në Superligë, vëmendja në kryeqytet

  • 21 October 2022 - 14:49
Java e 13-të në Superligë, vëmendja në kryeqytet

Ky vikend sjell xhiron e 13-të të Superligës në futboll. Ndeshja më interesante e javës zhvillohet kryeqytet, Prishtina e pret Llapin. Kryeqytetasit hyjnë të motivuar në këtë përballje, pas dy fitoreve radhazi, vlen të ceket ndaj Dritës, xhiron e kaluar. Bardh e kaltrit janë të tretit në tabelë më 18 pikë dhe kanë pesë pikë më shumë se llapjanët, të cilët kanë një ndeshje më pak të luajtur. Ballafaqimi tjetër i së shtunës, do të jetë mes Dritës e Ferizajt, me gjilanasit që janë favorit në letër. Drita u njoftua me humbjen e parë kampionale, javën e kaluar, derisa vazhdon të jetë në krye të tabelës, kurse Ferizaj po përballet me formë të dobët, u deklasuan në mesjavë nga Malisheva 6:0.

E diela vjen me tri ndeshje. Ndeshje interesante na pret në Mitrovicë, Trepça’89 takohet me Gjilanin, jashtë forme. As 89-shi nuk po kalon momente të mira, janë të tetit, dy pikë larg vendit të fundit. Të kuqtë nga Gjilani, janë të katërtit.

Kampioni në fuqi, Ballkani i shkon Dukagjinit, në kërkim të fitores dhe në pritje të një gabimi eventual të Dritës, për të kaluar në pozitën e parë. Në anën tjetër, klinasit janë të parafundit me tetë pikë.

Përballja e fundit zhvillohet në Skenderaj, Drenica takohet me Malishevën. Të dy skuadrat morën fitore të mëdha në mesjavë, dallimi mes tyre është katër pikë, më mirë qëndrojnë drenicasit.

(Kosova Sot Online )