Lexoni edhe:
Prokuroritë edhe gjykatat në pritje të dezinfektimit me Vetting-un për tu pastruar nga krimi i organizuar
Lionel Messi regjistroi një tjetër paraqitje të shkëlqyeshme në Ligue 1. Të premten mbrëma, Paris Saint-Germaini shënoi fitore 0:3 në udhëtim kundër Ajaccios. Messi në këtë ndeshje shënoi një gol dhe ishte asistues te dy golat tjerë që u shënuan nga Kylian Mbappe. Christophe Galtier pas ndeshjes tha se fitorja është gjithmonë e rëndësishme, teksa lavdëroi argjentinasin. “Fitorja është gjithmonë e rëndësishme. Këto ndeshje janë gjithmonë të vështira, dhe në 25 minutat e para Ajaccio na bëri presion. Kur presioni u zbut, ne patëm më shumë topin dhe krijuam raste, njëra prej të cilave u shndërrua në gol”, tha fillimisht ai.
“Në pjesën e dytë ritmi i lojës u zvogëlua dhe ne treguam aftësi teknike. Ne humbëm disa raste dhe kjo i dha Ajaccios shpresë, por në fund shënuam dy gola të mrekullueshëm, njëri prej tyre nga Messi”, shtoi trajneri i PSG-së.
“Njerëzit vijnë në stadium për të parë Leon duke luajtur. Ai është lojtari më i mirë në historinë e futbollit. I pëlqen të luajë me partnerë, ka dëshirë të luajë për ta, është absolutisht joegoist. Në rastin te goli i dytë, ai luajti shkëlqyeshëm”, deklaroi Galtier.
Ndryshe, Paris Saint-Germaini është skuadra e vetme pa humbje në Ligue 1.
Kampionët francezë kanë grumbulluar 32 pikë nga 12 ndeshjet e para, me bilanc prej dhjetë fitoreve e dy barazimeve.
Në këtë proces, Lionel Messi ka kontribuar me 6 gola dhe 9 asistime.
(Kosova Sot Online )