![Marmoush e 'trishton' Premierligën](/uploads/kosova-sot/images/2024/April/22/200x200_man-city-2-780x4391713779954.jpg)
Guardiola: Haaland është i jashtëzakonshëm
![Guardiola: Haaland është i jashtëzakonshëm](/uploads/kosova-sot/images/2022/October/02/auto_haaland1664721443.png)
Erling Haaland është padyshim një nga sulmuesit më të mirë në botë për momentin, ku norvegjezi po mahnit me shifrat e tij të golave të shënuar.
Sulmuesi i Manchester City, në 15 ndeshje ka shënuar në total 22 gola dhe ka asistuar 3 herë, shifra të pabesueshme.
Pas ndeeshjes së djeshme, Guardiola është pyetur nga gazetarët nëse Haaland është sulmuesi më i kompletuar që ka stërvitur ndonjëherë.
“Haaland është i jashtëzakonshëm, padyshim një nga më të mirët momentalisht. Shifrat e tij janë të frikshme dhe nëse vazhdon me këto ritme, ai ka për të lënë gjurmë në këtë sport. A është sulmuesi më i mirë që kam stërvitur ndonjëherë? Po Messi?”, është shrpehur Guardiola duke nënkuptuar se argjentinasi është sulmuesi më i mirë që ai ka stërvitur ndonjëherë.
(Kosova Sot Online)