Lexoni edhe:
Marrëveshja gjithëpërfshirëse mes Serbisë edhe Kosovës arrihet për disa muaj
Liga e Kampionëve do të rikthehet sonte me ndeshjet e xhiros së pestë të grupeve E,F,G e H. Kjo xhiro njëherësh pritet të jetë edhe vendimtare për fatin e disa skuadrave të mëdha. Juventusi dhe Milani i kanë të obligueshme fitoret sot për të mbetur në garë për kualifikim eventual. Xhiroja e pestë e fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve pritet të jetë vendimtare. Sonte do të luhen ndeshjet e kësaj faze në Grupet E,F,G e H.
Dy gjigantët italianë, Milan dhe Juventus i kanë të obligueshme fitoret sonte në duelet përkatëse, nëse duan të mbesin në garë për t’u kualifikuar tutje,. “Rossoneri” e shohin veten në vendin e tretë në Grupin E.
Ata do ta vizitojnë Zagrebin, ku i pret Dinamo vendëse. Me një fitore eventuale, Milani do t’i mbajë gjallë shpresat për kualifikim. Në të kundërtën, në vazhdim të sezonit mund të garojë në Ligën e Evropës.
Kuqezinjve do t’ju bënte nder edhe një barazim ose një fitore e Chelseat ndaj Salzburgut, për ta shpresuar pozitën e dytë që çon tutje. Aktualisht, anglezët i prijnë grupit me 7 pikë, një më shumë se austriakët. E punët edhe më keq se Milani i ka Juventusi.
Marrëveshja gjithëpërfshirëse mes Serbisë edhe Kosovës arrihet për disa muajLexoni edhe:
“Zonja e Vjetër” është e treta në Grupin H me vetëm 3 pikë nga 4 ndeshje.
“Bianconeri” i kanë 5 pikë më pak se kryesuesit, Paris Saint-Germain e Benfica.
Juve duhet t’i tregojë sonte dhëmbët për ta mundur Benfican në Portugali.
Vetëm në këtë mënyrë do t’i mbante gjallë shpresat e vogla që i ka për kualifikim.
Në të kundërtën, një barazim eventual do ta linte Juven jashtë Championsit, shkruan “Gazeta Express”.
Në duelin tjetër, PSG-ja llogarit në fitore ndaj Maccabit, me ç’rast do ta siguronte edhe shkuarjen në të tetën e finales.
Në Grupin F, Real Madridi e ka siguruar kualifikimin dhe do të luajë sa për prestigj me Leipzigun.
Megjithatë, gjermanët do të mundohen të fitojnë me të gjitha forcat për ta ruajtur pozitën e dytë.
Në përballjen tjetër, Shakhtari kërkon fitore në Skoci ndaj Celticut, për të mbetur në garë për kualifikim.
Ukrainsit e kanë një pikë më pak se Leipzigu në tabelë.
Ndërkaq, në Grupin G gjërat janë më të qarta, shkruan “Gazeta Express”.
Manchester City e ka siguruar kualifikimin dhe sonte luan pa presion ndaj Borussia Dortmundit.
Gjermanët, me një fitore eventuale në shtëpi do ta siguronin një biletë për fazën tjetër. Sevilla ndërkohë duhet ta mposht Copenhagen dhe të shpresojë në ndonjë gabim të Verdhezinjve.
(Kosova Sot Online )