Lexoni edhe:
Këto janë veprimet taktike politike të presidentit serb Aleksandër Vuçiq në pritje të zhvillimeve dramatike për arritjen e marrëveshjes finale mes Kosovës dhe Serbisë
E njohur ndryshe si “futbollistja më e bukur në botë” Ana Maria Markovic, ka zbuluar së fundmi se transferimi saj ëndrrave është në Premierligën e femrave në Angli.
Sulmuesja kroate 22 vjeçare tha në një intervistë të fundit se ka disa klube angleze që janë interesuar, dhe shpreson të realizojë transferimin nga kampionati zvicerjan i femrave, ku aderon me skuadrën e Grasshopper Club Zurich.
“Do më pëlqente të vendosesha në Angli” tha Markovic për rrjetin zvicerjan 20 Minuten, edhe pse shton se i pëlqen ambienti vendas.
“Do të më pëlqente por nuk jam ende gati pasi këtu te Grasshoppers më vlerësojnë dhe ndjehem mirë për momentin”, thotë sulmuesja.
Në të njëjtën intervistë Markovic ankohet se futbolistet femra pësojnë diskriminim në rrjetet sociale më tepër se kolegët e tyre meshkuj, dhe shpesh bëhen objekt komentesh dhe shakash seksiste.
“Ajo që bën dallimin mes burrave e grave për shembull është se kur unë dal në fotot e rrjeteve sociale dal me bikini, kurse për shembull Erling Haaland del përsëri me mbathjet e shkurtra të sportit.
“Erling nuk merr të njëjtat komente seksiste që marr unë”, shton ajo, edhe pse pranon që burrat nuk dalin në foto me bikini.
“Ne gratë e mbështesim njëra-tjetrën dhe do të doja që dhe burrat ta bënin këtë”.
Markovic shton se qëllimi i saj është të mbrojë barazinë dhe të luftojë komentet si ato kur quhet ‘seksi’ në media.
Sulmuesja thotë se ka kontakte me futbollistë të njohur duke përfshirë yllin e Brazilit dhe PSG, Neymar, shkruan TCH.
Ajo thotë: “Sigurisht që kontaktoj me futbollistë të tjerë, sepse bëjmë të njëjtën punë, qoftë me meshkujt e Grasshoppers apo futbollistë ndërkombëtarë, kemi këmbime, por vetëm në fushën e futbollit.
“Neymar është një futbollist shumë i mirë dhe shpresoj ta bind të mbështesë futbollin e femrave duke dhënë kontributin e tij”.
(Kosova Sot Online )