Lexoni edhe:
Rezistenca në rritje e strukturave të krimit po e zvarritë në kohë procedimin për miratim në Kuvend të ligjit të Vetting-ut
Edicioni aktual i Ligës së Kampionëve ishte një dështim i vërtetë për ekipet spanjolle. Tri nga katër skuadrat pjesëmarrëse janë eliminuar qysh në fazën e grupeve. Barcelona, Sevilla dhe Atletico Madridi i dhanë fund herët garës më prestigjioze evropiane. I vetmi që u kualifikua në të tetën e finales ishte Real Madridi.
Që kur ka nisur riformimi me 4 skuadra pjesëmarrëse të një shteti në Champions, respektivisht nga sezoni 1999/2000, nuk kishte ndodhur kurrë që Spanja ta ketë veç një skuadër në mesin e 16 më të mirave në fazën eliminuese. Pa dyshim, ky ishte një sezon për t’u harruar për ekipet spanjolle, të cilat do të jenë më të përfaqësuara në Ligën e Evropës.
(Kosova Sot Online )