
Porto fiton dhe siguron kalimin tutje nga pozita e parë, Atletico mbetet edhe jashtë Ligës së Evropës

Porto ka shënuar fitore të madhe kundër Atletico Madridit në ndeshjen e fundit të Grupit B në Ligën e Kampionëve.
Skuadra e drejtuar nga Sergio Conceicao ka siguruar kalimin për në fazën tjetër nga pozita e parë
Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “Dragao” përfundoi me rezultatin 2:1.
Vendasit të dy golat e fitores i shënuan në pjesën e parë. Fillimisht shënoi Mehdi Taremi (5’), e pastaj Stephen Eustaquio (24’).
Ivan Marcano (90+5′) me një autogol e realizoi golin e vetëm për mysafirët.
Porto pas kësaj fitore ka 12 pikë dhe tutje kalon si lider i grupit, teksa Atletico Madridi mbetet krejtësisht garave evropiane.
Skuadra spanjolle me këtë humbje, e humbi edhe vendin e tretë që dërgon në Ligën e Evropës.
Skuadra e drejtuar nga Diego Simeone e mbylli aventurën si e fundit në Grupin B, me 5 pikë.
(Kosova Sot Online)