Caktohen gjyqtarët për javën e 15-të në Superligë
Më 5 e 6 nëntor, në program është xhiroja e 15-të e Superligës në futboll.
Tri ndeshje të kësaj jave do të zhvillohen të shtunën, kurse dy tjera të dielën
Vëmendja për të shtunën do të jetë në kryeqytet, aty ku do të takohen Prishtina dhe Gjilani.
Po të njëjtën ditë do të zhvillohen edhe dy ndeshje tjera interesante. Dukagjini e pret Malishevën, kurse Drenica i shkon Trepçës ‘89.
Derbi i kësaj jave është në program për t’u zhvilluar të dielën në Gjilan, aty ku Drita do të jetë nikoqire e Ballkanit.
Llapi – Ferizaj është sfida tjetër e kësaj jave.
Federata e Futbollit e Kosovës ka zbuluar emrat e zyrtarëve të caktuar për këto ndeshje.
(Kosova Sot Online)