Lexoni edhe:
Fillon takimi i Kurtit me liderët opozitarë
Trajneri i Real Madridit Carlo Ancelotti ka mbetur i dëshpëruar me paraqitjen e ekipit të tij, i cili e pësoi humbjen e parë sezonale në La Liga, duke u mposhtur nga Rayo Vallecano, me rezultatin 2:3.
Anceloti është shprehur kritik ndaj lojtarëve të tij në analizën që ia bëri lojës së mbrëmshme.
Fillon takimi i Kurtit me liderët opozitarëLexoni edhe:
“Kemi bërë gabime. Na mungoi forca që e kishte Rayo. Kualiteti nuk ishte i mjaftueshëm për ta barazuar rezultatin. E kishim një nivel të forcës inferior karshi tyre”, u shpreh trajneri italian në konferencë për shtyp.
Pyetja ishte se a humbi Reali pasi lojtarët e tij tash po mendojnë edhe për Kupën e Botës?
Përgjigja ishte negative. “Nuk besoj se ishte për këtë. Nuk jemi të freskët sepse kemi zhvilluar shumë ndeshje. Nuk ishim të freskët, nuk ishim të mirë si më parë, por është normale. Nuk është problem fizik, kishim probleme taktike. Është dashur të luanim më shumë me topa të gjatë. Jemi të dëshpëruar që e humbëm primatin. Pjesa e parë e sezonit ka shkuar mjaft mirë, më mirë se kurrë më parë. Nuk jam i dëshpëruar me skuadrën. Ju kam thënë se ju mungoi forca dhe në ndeshje si kjo, nëse nuk përgjigjesh me intensitet, kualiteti nuk mungon. Sidoqoftë, kampionati është mjaft i gjatë.”, përfundoi Ancelotti”.
(kosova Sot Online )