Në pritje të super ndeshjes vjen parashikimi i parashikimi i superkompjuterit: City fiton Premier League-n, Chelsea shkon në Conference

  • 09 November 2022 - 08:27
Në pritje të super ndeshjes vjen parashikimi i parashikimi i superkompjuterit: City fiton Premier League-n, Chelsea shkon në Conference

Janë shumë interesante pritjet e rezultatit nga ndeshjet e Premierliges. Sipas një superkompjuteri, Manchester City do të jetë përsëri fituesi i Premier League-s angleze. Në tabelën e formuluar nga “MyBettingSites”, skuadra e Pep Guardiola-s do të ndërrojë vendet me ekipin e Mikel Arteta-s. “Topçinjtë” aktualisht mbajnë kryesimin e ligës më të lartë angleze me dy pikë më shumë se “qytetarët”.

Po ashtu, sipas superkompjuterit, dy vendet e tjera që të dërgojnë në Champions League në fund të sezonit do të arrihen nga Liverpool dhe Manchester United. Dy skuadra që aktualisht mbajnë vendin e tetë dhe të pestë.Vendet në Europa League do të zihen nga Tottenham dhe Newcastle. Dy skuadra që përkatësisht mbajnë vendin e katërt dhe të tretë në renditjen aktuale të Premier League, transmeton "Kosova Sot Online ".

Chelsea do të përfundojë në pozitën e njëjtë me renditjen aktuale, vendin e shtatë. Një klasifikimi i tillë i dërgon blutë në UEFA Europa Conference League për herë të parë në historinë e tyre. Kjo pasi që dhe kompeticioni është i ri, në sezonin e tij të dytë.

Vendi i tetë deri në të 17-in do të plotësoshet me skuadra si Brighton, Crystal Palace, West Ham, Aston Villa, Fulham, Leicester, Leeds, Brentford, Everton dhe Southampton.

Tre skuadrat që do të bien nga kategoria në fund të sezonit, sipas superkompjuterit, janë: Wolverhampton, Bournemouth dhe Nottingham Forest (vendi 17, 18 dhe 20). Wloves aktualisht mban vendin e 19 në renditje. Bournemuth të 17-in dhe Forest në vendin e fundit.

(Kosova Sot Online