Mauro Icardi ka nisur një lidhje të re me aktoren e njohur, e “harron” Wanda Naran
Edhe pse ndodhi transferimi i Mauro Icardit (në huazim) nga Paris Saint-Germain te Galatasaray, si transferim nuk solli fat në aspektin personal për Mauro Icardin që konfirmoi ndarjen nga bashkëshortja Wanda Nara.
Sulmuesi argjentinas dhe showgirl kanë dy fëmijë së bashku dhe tani jetojnë të ndarë. Javët e fundit Icardi ka treguar një përmirësim të jashtëzakonshëm nga dita në ditë dhe me dy gola vendosi derbin e fundit ndaj Besiktas. Ditët e fundit si në Turqi ashtu edhe në Spanjë po shtohen raportet për lidhjen e re të Icardit, transmeton "Kosova Sot Online".
Futbollisti mendohet se është një lidhje me Debrim Özkan, e cila është një aktore e njohur veçanërisht në Turqi për pjesëmarrjen e saj në telenovela. Ajo është 24 vjeç, ka mbaruar shkollën e arteve figurative dhe është një yll në rritje.
Kohët e fundit Ozcan është gjithnjë e më shpesh në tribunën e stadiumit ‘Nef Stadyumu’. Tani për tani këto janë thashetheme, të pa konfirmuara nga protagonistët.
(Kosova Sot Online )