Lexoni edhe:
Ekipi i Uruguait publikon listën speciale për “Katar 2022: Nga Suarez dhe Valverde te Nunez e Araujo
Pas dilemave të shumëta, raportohet së fundi se Sadio Mane ka një shans real për të luajtur në Kupën e Botës “Katar 2022”.
Sipas “AFP”, Senegali është gati ta përfshijë futbollistin në listën për turneun në Katar, pavarësisht lëndimit të pësuar në ndeshjen e fundit të Bayern Munichit. “Është e sigurt të thuhet se Mane do të jetë në skuadër”, tha një burim nga Federata e Futbollit të Senegalit, transpemton "Kosova Sot Online ".
Në anën tjetër, vetë lojtari thuhet se po qëndron i qetë dhe e kupton që lëndimet janë pjesë e futbollit.
Kupa e Botës 2022 fillon më 20 nëntor në Katar. Kombëtarja e Senegalit është në grup me Holandën, Katarin dhe Ekuadorin. Senegali pritet ta zbulojë listën me futbollistët e ftuar këtë të premte.
(Kosova Sot Online )