Lexoni edhe:
Ekipi i Uruguait publikon listën speciale për “Katar 2022: Nga Suarez dhe Valverde te Nunez e Araujo
Ekipi i Real Madridit siguroi një fitore 3:2 ndaj Cadiz të enjten mbrëma. Kjo fitore i lejon të marrin frymë lirshëm tani. Pas fitores së Barcelonës të martën, ishte detyrë e “Los Blancos” që të fitonte për të mbajtur hapin me Barçën në krye të tabelës, transmeton "Kosova Sot Online".
Pas barazimit në shtëpi me Gironan, dhe më pas humbjes së tyre të parë në La Liga, kundër Rayo Vallecanos të hënën, trajneri Carlo Ancelotti u pyet nëse pushimi i Kupës së Botës erdhi në një moment të mirë për skuadrën e tij.
“Pushimi është pritur mirë sepse nuk ka alternativë. Ne patëm një fillim të mirë të sezonit, pastaj arritëm në fund paksa ngushtë, por ia arritëm objektivave, bëmë mjaftueshëm, arritëm në 35 pikë”, tha ai.
“Ka shumë më shumë ndeshje se sezonin e kaluar, duke marrë parasysh që na ka munguar Topi i Artë [Karim Benzema], sulmuesi që shënoi 50 gola sezonin e kaluar, është e vërtetë që arritëm deri në fund pak të lodhur”, shtoi trajneri italian. Ancelotti kritikoi edhe arbitrimin në Spanjë, teksa u pyet për trajtimin e yllit të skuadrës, Vinicius Junior. “Vinicius po e trajton situatën shumë mirë . Ai është goditur shumë herë në ndeshjet e fundit dhe e ka kontrolluar veten mirë. Në pesë ligat më të mira, liga spanjolle është ajo që ka pasur më shumë kartonë të kuq – 55, krahasuar me 10 në Premierligë. Incidenti i sonte duhet të ishte një karton i kuq, por ka disa që nuk duhen dhënë, kanë një efekt negativ në spektakël. Ne nuk duam të shohim 11 kundër 10, unë ndryshoj kanalin kur e shoh atë . Kjo ka një efekt negativ në futbollin spanjoll”, deklaroi Ancelotti. Real Madridi renditet në pozitën e dytë në tabelë me 35 pikë, dy më pak se skuadra lidere, Barcelona.
(Kosova Sot Online )