
Lexoni edhe:
Ronaldo zbardh prapaskanet e shantazhit që ja kurdisen: U ndjeva i tradhtuar, ndiej se disa njerëz nuk më donin në Manchester United
Franck Kessie nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme eksperiencën në Barcelonë, prandaj për këtë arsye, ish-futbollisti i Milanit mund të largohet shpejtë nga “Camp Nou” në afatin kalimtar të janarit.
Sipas mediumit spanjoll “Sport”, interesim për mesfushorin nga Bregu i Fildishtë kanë shfaqur klubet e Premierligës, Aston Villa e Fulham,ytansmeton "Kosova Sot Online ".
Barcelona është e hapur për një largim të mundshëm të futbollistit për shkak të problemeve financiare.
“Blaugrana” e kishin marrë futbollistin nga “Rossoneri” si lojtar të lirë, ndërsa tash mund të përfitojnë nga shitja e tij.
Aston Villa e ka ndërmend t’i ofrojë 14 milionë euro për lojtarin, kurse Fulhami e ka një ofertë më të mirë: 22 milionë.
Flitet se interesim për futbollistin kualitativ dhe luftarak ka shfaqur edhe Juventusi në Itali.
(Kosova Sot Online )