Rrahmani nga ushtrimet në Dubai e ka shënjestruar Interin

  • 15 November 2022 - 16:03
Rrahmani nga  ushtrimet  në Dubai e ka  shënjestruar Interin

Kosovari Amir Rrahmani ka përfunduar për më shumë se një muaj jashtë fushës së blertë shkaku i lëndimit.Qendërmbrojtësi kosovar po vuan nga një lëndim muskulor, i cili e ka lënë larg shokëve të skuadrës në pjesën e dytë të vitit 2022. Por, njëri prej liderëve të Napolit është i gatshëm për t’u rikthyer në fushën e blertë, transmeton "Kosova Sot Online ". 

28 vjeçari është duke i ushtruar i vetëm në Dubai, ku me shokët e tij po i kalon disa ditë relaksi, duke e ditur se ekipi napolitan ka pushim disa ditë para se të fillojë të ushtrojë për vazhdimin e kampionatit pas Kupës së Botës.Rrahmani dëshiron të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Interit në shtëpi, e cila do të zhvillohet më 4 janar të vitit 2023. 

(Kosova Sot Online )