![](/uploads/kosova-sot/images/2022/November/15/200x200_FC-600x3601668523811.jpg)
Lexoni edhe:
Prishtina me fat të madh, kalon në të tetën e finales së Kupës pa luajtur fare, Vëllaznimi s’kishte para për të luajtur!
Lojtarët dhe trajnerët e ekipeve të futbollit dhe basketbollit të Real Madridit kanë pranuar si dhuratë makinat sponsorizuese. Këto janë makinat elektrike të sponsorit të ri të klubit BMW, kështu që lojtarët dhe trajnerët e ekipeve të futbollit për meshkuj dhe femra dhe ekipi i basketbollit do të ulen tani e tutje pas timonit të modeleve BMW iX dhe BMW i4. BMW ka marrë sponsorizimin e Real Madridit nga Audi, i cili ka punuar me gjigantët madrilen për gati dy dekada. Bashkëpunimi, i cili zgjati që nga viti 2003, dyshohet se u ndërpre pasi klubi dhe marka e famshme e makinave nuk arritën të bien dakord për zgjatjen e kontratës. Edhe pse nuk janë publikuar të gjitha detajet e kontratës mes klubit dhe BMW-së, supozohet se vlera e saj është rreth 7.5 milionë euro në vit.
Çdo lojtar i Real Madridit kishte të drejtë të zgjidhte një nga katër opsionet elektrike të ofruara, dhe më pas ngjyrën e makinës së tij. Por, presidenti Florentino Perez ka zgjedhur veturën më të shtrenjtë të BMW-së, që kushton 137 mijë euro. Të tjerat ishin: BMW I4 M50: 76.500€, BMW iX xDrive 40: 87.150€, BMW iX xDrive50: 103.537€ .
Bashkëpunimi, i cili zgjati që nga viti 2003, dyshohet se u ndërpre pasi klubi dhe marka e famshme e makinave nuk arritën të bien dakord për zgjatjen e kontratës. Edhe pse nuk janë publikuar të gjitha detajet e kontratës mes klubit dhe BMW-së, supozohet se vlera e saj është rreth 7.5 milionë euro në vit.
Çdo lojtar i Real Madridit kishte të drejtë të zgjidhte një nga katër opsionet elektrike të ofruara, dhe më pas ngjyrën e makinës së tij.
Por, presidenti Florentino Perez ka zgjedhur veturën më të shtrenjtë të BMW-së, që kushton 137 mijë euro. Të tjerat ishin: BMW I4 M50: 76.500€, BMW iX xDrive 40: 87.150€, BMW iX xDrive50: 103.537€.
(Kosova Sot Online )