![](/uploads/kosova-sot/images/2022/November/17/200x200_TIcoo-600x360_11668675966.jpg)
Lexoni edhe:
Tifozja nga Shqipëria në Kampionatin Botëror Katari 2022 me fanellën e Serbisë!
Cristiano Ronaldo e ka pranuar së funi, se vitin e kaluar, pasi vendosi të largohej nga Juventusi, ishte pranë transferimit në Manchester City, mirëpo plani kishte dështuar. Ylli portugez megjithatë në fund e hodhi poshtë mundësinë që t’i bashkohej ekipit të Pep Guardiolës për t’u rikthyer në Manchester United, aty ku e kishte bërë historinë në eksperiencën e tij të parë, transmeton "Kosova Sot Online ".
Tifozja nga Shqipëria në Kampionatin Botëror Katari 2022 me fanellën e Serbisë!Lexoni edhe:
“Në vitin 2021 isha pranë transferimit në Manchester City. U befasova në atë kohë pasi ata bënë përpjekje të mëdha për të më marrë. Por, vendosi zemra ime, historia ime me Man Utd, me Sir Alex Fergusonin. Zemra ime foli me zë të lartë në atë moment.”, deklaroi Ronaldo në intervistën e fundit, e cila ka bërë bujë të madhe. Pas përfundimit të Botërorit të Katarit, 37 vjeçari do të largohet nga “Old Trafford” dhe me këtë rast pritet t’i bashkohet ndonjë klubi tjetër evropian.
(Kosova Sot Online )