
Lexoni edhe:
Tifozja nga Shqipëria në Kampionatin Botëror Katari 2022 me fanellën e Serbisë!
Komisioni Atletik i Nevadës pezulloi për tre muaj luftëtarin e peshave të rënda të UFC-së, shqiptarin Ilir Latifin.
Ky vendim vjen pasi ‘luftëtari’ shqiptar është ndeshur me datën 1 tetor në UFC Vegas 61 duke qenë në gjendje jo të mirë shëndetësore. Këtë ndeshje Ilir Latifi e pati fituar me vendim unanim në raundin e tretë ndaj ukrainasit Aleksei Oleinik. Latifi zbuloi sëmundjen në intervistën e tij në kafaz dhe tha se luftoi me një këmbë të ënjtur dhe temperaturë, transmeton "Kosova Sot Online".
Tifozja nga Shqipëria në Kampionatin Botëror Katari 2022 me fanellën e Serbisë!Lexoni edhe:
“Edhe këtë javë, këmba ime është ënjtur”, i tha Latifi komentuesit Paul Felder pas ndeshjes në transmetim. “As nuk u thashë trajnerëve të mi, por dy ditë më parë u infektova me stafilokokë. Siç mund ta shihni, këmba ime është e ënjtur plotësisht”. Pas këtij vendimi 39 vjeçari është pezulluar nga garat për tre muaj, ku e ka të ndaluar të luftojë deri me datën 1 janar, dhe i duhet të paguajë tarifat ligjore për procesin e komisionit. Në tetor, komisioni tha se Latifi nuk kishte njoftuar promovimin ose kryerjen e infeksionit të tij përpara se ta pranonte atë në kamera, komisioni e quajti vendimin “të rrezikshëm” dhe shtoi se “sjellja nuk mund të tolerohet”.
(Kosova Sot Online )